NBA, Lakers rikthehen te fitorja, Curry fantastik në suksesin e Warriors

spot_imgspot_img

Falë dyshes Anthony Davis-Carmelo Anthony, Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja në NBA pas dy humbjesh radhazi. Një sukses i vështirë për kalifornianët që mposhtën pas kohës shtesë Charlotte Hornets me rezultatin 126-123 duke regjistruar fitoren e 6-të sezonale me Lakers që numërojnë edhe 5 humbje. Pa LeBron James i dëmtuar ata që morën për dore skuadrën e trajnerit Frank Vogel ishin Anthony Davis që koleksionoi në total 32 pikë 12 rebound dhe 4 asiste, Carmelo Anthony autor i 29 pikëve, por edhe Rusell Westbrook që e mbylli ndeshjen me një triple-double teksa koleksionoi në total 17 pikë 12 rebound dhe plot 14 asiste.

Vijon forma e shkëlqyer e Golden State Warriors që morën fitoren e 9-të në 10 takimet dhe meritat shkojnë të gjitha për liderin e skuadrës nga San Francisco Stephen Curry autor i një paraqitjeje mbresëlënëse. 33-vjeçari nga Akron iu rikthye ditëve të tij të arta duke shënuar plot 50 pikë në fitoren 127-113 ndaj Atlanta Hawks, me Curry që u nuk u mjaftua me kaq po shtoi edhe 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 pasime deçizive. Në krahun tjetër për skuadrën nga Georgia spikati i përhershmi Trae Young autor i 28 pikëve. Dy humbje radhazi ishin shumë për Chicago Bulls që në këtë sezon po shfaqen në versionin e tyre më të mirë.

Skuadra nga Ilinois ndali ecurinë fantastike prej 5 fitoresh rresht të Brooklyn Nets duke triumfuar lehtësisht në United Center me rezultatin e thellë 118-95. Kevin Durant koleksionoi në total 38 pikë 10 rebound dhe 4 asiste të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës nju-jorkeze. Për Chicagon spikatën DeMare DeRozan me 28 pikë dhe Zac LaVine me 24 pikë 5 rebound dhe 5 asiste. Ashtu si Chicago Bulls mori fitoren e 7-të në 10 takime edhe Dallas Mavericks që pozicionohet në vendin e 3-të të Konferencës së Perëndimit. Skuadra nga Texasi mposhti pa shumë vështirësi New Orleans Pelicans me rezultatin 108-92, falë edhe cilësive të Luka Doncic që e mbylli ndeshjen me 25 pikë 5 rebound e 5 asiste.

/ www.emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu