NBA, shkëlqen LeBron fitojnë Lakers, nuk ndalen as Nets e Bucks!

spot_imgspot_img

Rikthehet LeBron James në versionin e tij më të mirë, rikthehen edhe Los Angeles Lakers te fitorja. Kalifornianët triumfuan pas kohës shtesë në Indianapolis përballë Indiana Pacers me rezultatin 124-116 në një ndeshje që dhuroi emocione të shumta. LeBron James ishte thjeshtë fantastik në këtë sfidë pasi koleksionoi në total 39 pikë 5 rebound dhe 6 asiste, me Lakers që falë edhe 20 pikëve të Rusell Westbrook regjistruan suksesin e 10-të sezonal në 20 takime, me trajnerin Frank Vogel që triumfoi ndaj ish-ekipit të tij. Një fitore të madhe mori Brooklyn Nets që triumfoi përballë skuadrës tjetër më të titulluar në NBA, Boston Celtics brenda në TD Garden me rezultatin e thellë 123-104.

Për Nets kjo ishte fitorja e 4-t radhazi ndërkohë që Celtics u ndalën pas tre fitoresh rresht. Australiani Mills me 23 pikë dhe Kevin Durant me 21 pikët ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Brooklyn që regjistroi fitoren e 14-të në 19 takime dhe për momentin kryeson bindshëm Konferencën e Lindjes. Kanë rigjetur formën e tyre më të mirë kampionët në fuqi të NBA Milwaukee Bucks. Giannis Antetokounmpo me shokë triumfuan lehtësisht ndaj Detroit Piston me rezultatin e thellë 114-93 duke regjistruar fitoren e 5-të rresht.

Greku Antetokounmpo spikati me 33 pikë 7 rebound dhe 5 asiste ndërsa spiaktën edhe Portis me 28 pikë dhe 10 rebound dhe Holiday me 22 pikë për vendasit. Mori fund ecuria negative prej 15 humbjesh rresht për Houston Rockets që triumfuan në Toyota Center në Texas përballë Chicago Bulls me rezultatin 118-113. 28 pikët e Zac LaVine dhe 19 të tjera të Lonzo Ball nuk i mjaftuan Chicagos që po kalon një moment jo pasi pësuan humbjen e 3-të rresht.

/ www.emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu