Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe, janë emrat e 11 fëmijëve të çiftit Gwenny Blanckaert 32-vjeçare dhe Marino Vaneeno 39-vjeçar. Çifti belg janë në pritje të fëmijës së tyre të 12-të, por ende s’kanë vendosur për emrin.
Shkronjat e vetme që janë përdorur në emrat e fëmijëve të tyre janë: A, E, L dhe X.
Historia e familjes së madhe nga Flanders tashmë është bërë virale dhe ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, se si do të emërohet fëmija i 12-të.
Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundi, i vogli Axle është vetëm 6 muajsh.
Për fëmijën e 12-të, emri është ende një mister.
Për nënën dhe babain, emri i fëmijëve nuk ka qenë kurrë një problem “kreativ”. Probleme praktike, nga ana tjetër, ngrenë mësuesit e institutit që ndjekin fëmijët. “Pesë prej tyre janë në të njëjtën shkollë komunale,” shpjegon Gwenny për Linfo.re, gazetën online që tregoi e para historinë e tyre.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.