Nga “Zoti jam unë” te se*si për herë të parë…, ja deklaratat “bombastike” të Ibrahimovic

spot_imgspot_img

Në intervistën e gjatë të Ibrahimovic për “Corriere della Sera”, ai ka bërë disa deklarata të forta, të gjitha për kryetituj, si zakonisht: “Unë nuk besoj në Zot, besoj vetëm në veten time.

– Kam vuajtur shumë në fëmijëri. Sapo linda, infermierja më rrëzoi nga një metër lartësi. Në shkollë ishte ndryshe. Të gjithë ishin bjondë, unë esmer dhe kisha hundë të madhe. Gjithmonë më urrenin. Me vajzat isha shumë i turpshëm. Bëra seks për herë të parë kur isha 17 vjeç, kur u largova nga getoja Malmoe.

– Capello më bëri të mendoj vetëm për golin gjatë gjithë kohës. Kur arrita te Juventusi, e gjeta duke lexuar ‘Gazzetta’. I thashë “mirëmëngjes” dhe ai as që më shikoi. Pastaj u ngrit, mbylli gazetën dhe u largua pa thënë asnjë fjalë.

– Ato dy tituj që ia hoqën Juventusit ne i kemi fituar. Askush nuk mund të anulojë djersën, punën, vuajtjet, golat. Kur thonë se kam fituar 11 tituj kampioni, unë përgjigjem se janë 13 ato.

– Berlusconi? Ai ishte njeri shumë i mirë. Një të diel ishim në ‘San Siro’ dhe më kërkoi të ndërroja vendin, sepse do të mbërrinte dikush shumë i rëndësishëm. Mendova se ishte ndonjë politikan, por në vend të kësaj erdhi një grua e bukur. Berlusconi më shkeli syrin dhe tha: person shumë i rëndësishëm…

– Messi apo Cristiano? Unë them Messi, sepse kemi luajtur së bashku. Kishim një marrëdhënie profesionale, por ‘Topi i Artë’ i këtij viti u meritua nga Lewandowski. Më i miri në histori? Ronaldo Nazario. E kam pasur idhull qysh fëmijë.

– Maradona? Është një mit. Pasi pashë një dokumentar të tij, vendosa të shkoj te Napoli për të fituar titullin si ai. Gjithçka u bë, por De Laurentiis shkarkoi Ancelottin. Kështu që i thashë Raiolës: cili ekip është më keq? Menaxheri më tha: Milani ka humbur 5-0 kundër Atalantës. Menjëherë vendosa të kthehem te Milani.

– Mbappe? E këshillova të shkojë te Real Madridi, është e vërtetë. Ai ka nevojë për një ambient më të strukturuar, si ai i të bardhëve. Megjithatë, më vonë i thashë presidentit të PSG-së që të mos e shesë…

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu