Përgjatë viteve Apple ka gjetur mënyra për ne që të shmangim lidhjen e iPhone me Mac ndërsa dikur të gjitha përditësimet në iPhone kërkonin iTunes.
Tani me iPhone 16 Apple ju jep mundësi përdoruesve të rivendosin firmware e një iPhone që është Recovery Mode përmes wireless thjeshtë duke vendosur një iPhone ose iPad tjetër pranë.
Sigurisht për rikuperimin e një iPhone nuk lind nevoja çdo ditë. Gjer më sot nuk ka qenë e mundur rikuperimi i firmware të një iPhone përmes wireless. Ju mund të rikuperoni një Apple Watch ose Apple TV nga iPhone dhe siç duket tashmë edhe iPhone do të mund të bëjë diçka të ngjashme.
Kur një iPhone 16 hyn në Recovery Mode, përdoruesit mjafton ta vendosin pranë një iPhone ose iPad për të filluar rikuperimin e firmware.
Pajisja tjetër do të shkarkojë firmware e re dhe ta transferojë tek pajisja jo funksionale. Kjo do të thotë se nuk keni më nevojë për Mac ose PC për të rikuperuar pajisjet iOS.
Edhe nëse është vetëm modeli i fundit për të cilin funksionon, është një përfitim i madh dhe shumë më i lehtë sesa lidhja me një PC ose, më keq, dërgimi i iPhone në një Apple Store për t’u rregulluar.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.