Erzeni është përforcuar me një tjetër mbrojtës që mbërrin në Shijak nga kampionati i Maqedonisë s Veriut. Pasi siguruan shërbimet e ish-kapitenit të Shkupit, Ardit Iljazi, shijakasit kanë gjetur gjuhën e marrëveshjes edhe me Amir Kahrimanovic.
Kroati së fundmi është aktivizuar me Renovën dhe tashmë për herë të parë në karrierë do të vijojë karrierën në elitën e Shqipërisë me Erzenin.
Përveç Renovës, kroati është aktivizuar edhe me Drava Ptuj në Slloveni apo me Ëolfsberg në Austri teksa eksperienca e tij pritet ta ndihmojë së tepërmi Erzenin në objektivat e sezonit. Sakaq, Kahrimanovic është transferimi i shtatë në këtë merkato pas Dashamir Xhikës, Fernandinhos, Peposhit, Hasanbellit, Krasniqit dhe Iljazit.
/ www.emathja.com
© 2022, Emathja.com. All rights reserved.