Odegaard tregon pse u largua nga Real Madrid!

spot_imgspot_img

Martin Odegaard është rikthyer të shprehet në nivele të larta falë besimit që i ka dhënë Mikel Arteta. Mesfushori norvegjez foli për Viaplayfootball për zgjedhjen e tij për t’u larguar nga Madridi:

“Mendoj se ishte zgjedhja e duhur, në Madrid gjërat ishin në një mënyrë të caktuar. Unë kisha nënshkruar në moshën 16-vjeçare dhe ishte koha e duhur për të parë të ardhmen.

Mendova se Arsenali ishte klubi perfekt për mua”.

Më 21 janar 2015 ai u transferua zyrtarisht te Real Madrid. Fillimisht u bashkua me ekipin e dytë, më 8 shkurt ai bëri debutimin e tij në Segunda División B, duke zëvendësuar Álvaro Jiménez në barazimin 2-2 kundër Bilbao Athletic.

Më 14 shkurt ai bëri debutimin e tij si titullar, duke u aktivizuar në barazimin 1-1 ndaj Amorebieta.

Tetë ditë më vonë ai shënoi golin e tij të parë spanjoll kundër Barakaldo.

Më 28 Prill 2015 ai u thirr për ekipin e parë në kuadër të ndeshjes së ligës kundër Almerías, ndërsa mbeti në stol.

Më 23 maj, në fitoren 7-3 ndaj Getafes, ai bëri debutimin e tij në Ligë, duke marrë vendin e Cristiano Ronaldons Në moshën 16 vjeç e 156 ditë ai bëhet lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Realit, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Sebastián Losada, një fillestar në 17 vjeç e 6 ditë.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu