Përbërësit:
- 200 ml pana ëmbëlsirash
- 300 gr djath mascarpone
- 40 gr gjalpë
- 40 gr sheqer pluhur
- 30 copa biskota Oreo
- 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje.
Përgatitja:
Disa nga biskotat bluajini në blender (lërini disa për kremin) . Shtojani gjalpën e shkrirë, përizejeni mirë masën dhe vendoseni në kallëpin ku do të bëhet ëmbëlsira. Shtypeni mirë masën dhe vendoseni në frigorifer.
Pastaj panan për ëmbëlsira miksojeni bashkë me krem djathin, sheqerin pluhur dhe pjesën tjetër të biskotave Oreo. Shtojini edhe ekstraktin e vaniljes.
Kur të jetë formësuar mirë baza e ëmbëlsirës, shtojani sipër kremin dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 3 orë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.