Përbërësit:
45 gr miell thërshërë
60 gr sheqer i kaftë.
125 gr kajsi të grira
440 gr qershi
375 ml qumësht
325 gr miell
2 lugë çaji kanellë.
Pergatitja:
Merrni miellin e tërshërës, sheqerin, kajsitë, qershitë, qumështin dhe përzieni në një tas.
Mbulojeni dhe lëreni mënjanë, duke e përzier herë pas here për rreth 2 orë, derisa përzierja të jetë bërë e butë.
Sitni së bashku miellin dhe kanellën, pastaj përzieni me frutat që përgatitëm më sipër.
Masën e përgatitur, hidheni në një enë më formë të caktuar dhe pjekeni në temperaturë 180 gradë celsius dhe lëreni për 45 minuta, derisa paninja të jetë pjekur mirë.
Lëreni atë në një enë për tu ftohur dhe më pas servoni.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.