Përbërësit:
125 ml qumësht (i ngrohtë)
2 lugë maja
2 kokrra vezë
gjalpë (të shkrirë)
300 gr miell (Manitoba Selezione Casillo)
125 gr miell i tipit 00(Selezione Casillo Tipo 00)
50 gr sheqer
1 pako vanilje
lëkurë portokalli (e grirë imët)
rrush i thatë
1 lugë gjelle gjalpë.
Përgatitja:
Në një enë kombinoni qumështin, majanë dhe i trazoni mirë. Ndërkohë në një enë tjetër miksoni vezët me gjalpin dhe i përzieni mirë. Bashkoni të dy masat në 1 të vetme.
Në një enë të pastër shtoni miellin Manitoba, Selezionen Casillo, sheqerin dhe vaniljen Teuta. Trazojini mirë dhe në fund e bashkoni me vezët.
Punojeni mirë brumin. Më pas e hapni gjysmë dhe shtoni brenda rrushin e thatë dhe lëkurat e portokallit. Punojeni përsëri brumin dhe i jepni një formë rrumbullake.
E vendosni brumin në një letër rrumbullake. E fusni në furrë të ngrohur më parë në 50 gradë, për 6 orë.
Pasi të jetë gati e prisni në katërsh në pjesën e sipërme dhe vendosni një lugë gjelle gjalpë.
Vendoseni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë.
Pasi të jetë pjekur e ndani në 4 pjesë dhe koha për të shijuar pannetonen.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.