Para Milan-Roma; Mourinho bëri sherr me policët për rregulloret anti-Covid

spot_imgspot_img

Pas humbjes kundër Milanit dhe arbitrimit skandaloz të Maresca, gjë që e bëri atë të pakënaqur dhe mjaft nervoz, Josè Mourinho nuk gjen qetësi. Për ta zemëruar ka shërbyer një episod, kur po mbërrinte me ekipin në stadium. Siç raportohet nga “Il Corriere della Sera”, intoleranca e Mourinhos lindi pasi autobusi i Romës kishte hyrë në rrugën e “Olimpico” duke ndjekur atë të Milanit.

Trajneri portugez vendosi të mos respektonte urdhrin e policisë për të qëndruar në bord, sikurse parashikojnë rregulloret e rrepta të koronavirusit, por urdhëroi shoferin të hapte dyert dhe doli jashtë. Rregulla që mbase bien ndesh pak me faktin se stadiumet tashmë janë të hapura në masën 75% në Itali, por për momentin janë të detyrueshme dhe duhen respektuar nga të gjithë.

Mourinho, i ndjekur nga mjeku i klubit, pasi e kishte nxjerrë dufin me policinë, hyri në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës, pa u ndalur, pavarësisht ankesave të oficerëve të sigurisë dhe në veçanti një policeje të ngarkuar me menaxhimin e flukseve në portat e “Olimpico”. Nuk ka pasur kontakte fizike apo ofendime ndaj operatorëve, por më pas policia ka kontaktuar me sigurimin e lartë të klubit verdhekuq, me të cilin ka pasur një sqarim në fund të ndeshjes.

Romës iu kujtua se nuk ishte mënyra për t’u sjellë në rrethana të ngjashme dhe se autobusi duhej të priste ende që të përfundonte procedura me ata të Milanit, të cilët hynë të parët, pikërisht për të shmangur çdo kontakt. Sidoqoftë, ndaj Mourinhos nuk u mor asnjë masë dhe mbrëmja u mbyll me një shtrëngim duarsh mes policisë dhe drejtuesve të Romës.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu