PARALAJMËRIMI | Xavi, mesazh Bayern: Jemi Barcelona, mos mendoni se…

spot_imgspot_img

Barcelona tashmë është në finalen e madhe të Champions për të kaluar grupin dhe do të përpiqet ta bëjë këtë gjë në një fushë ndër më të fortat në Europë dhe ndaj një kundërshtari që nëse është në ditën e tij të shënon pesë gola pa problem fare…

Po flasim për Bayern Munich, që ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup me 15 pikë, por që në ndeshjen e fundit do të presë katalanasit…

Xavi Hernandez, megjithatë, nuk trembet aspak. Pas barazimit 0-0 ndaj Benfica-s, ai ka folur për mediat.

“Kemi qenë shumë më superiorë se Benfika. Nëse do të kishim shënuar një gol do të ishte folur për një ndeshje të madhe. Por tani do të duhet të shkojmë të fitojmë në Mynih. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë.

Kjo është Barcelona që kërkojmë, po mësohen me idenë. Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe, por duhet të jemi shumë më konkretë. Ishte një sjellje për t’u pasur zili dhe një tifozeri spektakolare.

A mund të fitojmë në Mynih? Jemi Barcelona dhe varemi vetëm nga vetja jonë. Do të shkojmë atje me sjelljen e duhur, solidaritet, përgjegjësi në mbrojtje. Sa i përket vlerave dhe sjelljes, unë jam i lumtur, sot na mungoi vetëm goli”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu