Parfe me Arra dhe Çokollatë

spot_imgspot_img

Perberesit:
500 ml pana embelsirash,
3 te bardha vezesh,
3 luge sheqer,
100 gr arra,
100 gr cokollate e shkrire,
banane sipas deshires.

Per dekor:
copeza cokollate e zeze,
bajame te pjekura.

Pergatitja:
Ne nje tas rrahim te bardhat e vezeve derisa te ngurtesohen plotesisht. Ne nje ene tjeter rrahim panen me sheqerin derisa sheqeri te shkrije. Me pas me nje spatul dhe me shume kujdes nga larte poshte, bashkojme kete mase me te bardhat e vezeve. Kremin e perftuar e ndajme ne tre pjese. Ne nje ene katrore shtrojme shtresen e pare, hedhim arrat dhe bananen e prere ne feta jo shume te trasha. Pjeses se dyte te kremit i shtojme cokollaten e shkrire ( paraprakisht cokolloten e shkrijme ne banjo mari dhe e kemi lene te ftohet ne temperature ambjenti). E shtrojme edhe kete shtrese dhe perseri vendosim bananet dhe arrat. Me pas shtojme dhe shtresen e fundit te kremit.
E leme ne frigorifer disa ore ( e mira eshte gjithe naten). E zbukurojme me bajame te pjekura copeza cokollate dhe pak recel qershie.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte Kapela
Artikulli tjetërKollaqa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu