Përbërësit:
300 gr makarona tub
3 kokrra vezë
100 gr djathë i bardhë
1 e gjysmë filxhan çaji qumësht
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle djathë kaçkavall (i grirë)
Përgatitja:
Marrim miellin dhe e hedhim në tiganin me gjalpë. I shtojmë qumështin dhe i përziejmë derisa të mos bëhen kokrriza dhe të krijohet një masë e trashë.
E heqim nga zjarri, i hedhim vezën dhe e përziejmë. Kjo quhet salcë beshamel dhe e përdorim për t’ia hedhur sipër pastiçes.
Më pas, ziejmë makaronat në ujë të vluar. Kemi kujdes, që të mos ziejnë më tepër se ç’duhet.
Shpëlahen me ujë derisa të ftohen. Pasi janë shpëlarë makaronat, lyejmë tepsinë me gjalpë.
Makaronat, gjalpi, djathi, vezët dhe pak qumësht i përziejmë mirë dhe i hedhim në tepsinë me yndyrë. Sipër iu hedhim salcë beshamel.
E spërkatim me gjalpë e djathë kaçkavall dhe e lemë të piqet në furrë për 20-25 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.