Pereke te Mbushur

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1/2 kg miell,
1 tharm i fresket,
1 luge kafeje sheqer,
2 veze,
1 filxhan vaj,
250ml qumesht,
300gr mish i grire,
200gr gjize,
2 patate te qeruara,
50gr susam,
kripe dhe piper i zi.

Përgatitja:
Ne ene te thelle e veme tharmin dhe e shtypim me luge. Pastaj, ne ene shtojme qumesht , sheqer, kripe dhe dy luge miell dhe perziejme me luge (Enen e leme anash).Nderkohe, patatete e qeruara i presim ne kube dhe i skuqim ne tiganin me vaj ne zjarr , hedhim kripe dhe piper te zi.
 Ne ene te thelle e veme miellin , thyejme nje veze dhe e veme tharmin e zbutur. E shtojme qumeshtin dhe vajin dhe i perziejme me luge. Brumin vazhdojme ta ngjeshim me dore. Pastaj, enen e mbulojme me lecke dhe e leme brumin te fryhet. Patatet e skuqura i heqim nga tigani dhe ne te njejtin vaj e skuqim mishin e grire.
Hedhim ne te kriper dhe piper te zi. Mishin e grire te skuqur e hedhim ne ene te thelle.
Ne ene i shtojme patatet e skuqura dhe gjizen.
 Ne tavolinen e punes hedhim miell dhe siper e veme brumin nga ena. Edhe siper brumit hedhim miell dhe e ngjeshim me duar. Nga brumi krijojme nje forme te gjate. M thike e presim ne kater pjese te barabarta. Nga qdo cope krijojme forma topi.
 Taven e lyejme me vaj. Nga topi i pare hapim nje pete. Siper petes, veme nga masa me mish , papate dhe gjize. Peten e palojme ne forme roleje, pastaj me duar rolene e hapim ne gjatesi nga roleja krijojme perek , duke e bere ne forme te numrit 8 .Perekun e veme ne taven me vaj. Te njejten gje e bejme edhe me tre pereket e tjere. Te verdhen e nje veze e rrahim me furqe kuzhine edhe me te i luejme pereket .Siper perekeve hedhim susam.
 Taven e mbulojme me lecke kuzhine dhe i leme pereket te fryhen gjysme ore. Pastaj , taven e veme ne furre.
Pjekim 30 minuta ne temperature 200 grade.Pereket e pjekur i nxjerrim nga tava dhe i veme ne shporte te mbuluar me kartopecete. Ne shporte e servirim edhe enen me shtalpe .


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPice Burek
Artikulli tjetërByrek me Domate dhe Salmon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu