Përfundoi sezoni, Dembele çudit me qëndrimin e tij

spot_imgspot_img

Ka përfunduar sezoni dhe e ardhmja e Ousmane Dembélé mbetet e pazgjidhur. Pavarësisht se futbollisti prej kohësh po negocion rinovimin e kontratës me Barcelonën, deri më sot nuk ka ende një marrëveshje dhe palët qëndrojnë të distancuara. Futbollisti francez ndërkohë ka negociuar edhe me klube të tjera, por pa mundur të gjejë gjuhën e përbashkët.

Moussa Sissoko, menaxher i futbollistit, siguroi këtë të premte se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër.

“E ardhmja e Ousmane Dembélésë mbetet e hapur. Ne jemi mbajtur një qëndrim të respektueshëm për të gjitha klubet dhe do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë për sa kohë që procesi të vazhdojë. Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do ta bëjë, duke zgjedhur opsionin më të mirë për të ardhmen.”

Klubi i Barcelonës e ka shumë të vështirë të përmirësojë ofertën e tij pasi nuk ia lejon kufiri I pagave. Sot për sot, është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje.

Dy nga skuadrat që janë interesuara për sulmuesin janë PSG-ja dhe Bayerni. Megjithatë, “Le Parisien” raportoi këtë të enjte se klubi francez nuk ka më interes pas Largimit të Leonardos si drejtor sportiv.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu