Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë basketbollisti në Greqi

spot_imgspot_img

Lajm i hidhur nga Athina për botën e sportit, veçanërisht për basketbollin. Stevan Jelovac, 32 vjeç, basketbollist i AEK-ut të Athinës, ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale, të cilën e kishte pësuar që më 14 nëntor.

Lojtari serb ishte shtruar në Spitalin Metropolitan, në kryeqytetin grek, pasi i ra të fikët gjatë një seance stërvitore individuale. Që nga ajo ditë, i gjithë basketbolli helen tregoi mbështetjen për lojtarin dhe familjen e tij.

Jelovac e filloi karrierën me Partizanin e Beogradit, në vendin e tij, për të kaluar më pas te Mega Vizura dhe Crvena Zvezda. Gjatë karrierës së tij u aktivizua me skuadra të ndryshme në Turqi (Kepez Belediyesi), Itali (Juvecaserta) dhe Lituani (Lietuvos Rytas) dhe Spanjë (Casademont Zaragoza). Gjithashtu pati përvojë në Rusi (Nizhny Novgorod) dhe Gjermanisë (Brose Bamberg), përpara se të kthehej në Turqi (Gaziantep) dhe të provonte fatin e tij në Japoni (San-en NeoPhoenix).

/ www.emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu