Petulla me kos

spot_imgspot_img

Përbërësit:
500g miell
350 ml dhallë (kos i holluar me ujë)
1 kokërr vezë
pak kripë
1 lug gjelle leng molle
5 gr maja birre
1 filxhan vaj

Përgatitja:
Shkrijmë majanë në një gotë me pak ujë të vakët.Në një enë qelqi hedhim miellin.
Shtojmë pak kripë te mielli. E përziejmë dhe hedhim vezën. Shtojmë ngadalë dhallën duke e përzier me kujdes.
Shtojmë edhe lëngun e mollës. E përziejmë përsëri. Në fund shtojmë edhe majanë e shkrirë. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.
Brumi i petullave duhet të jetë pak më i qullët se brumi i picës ose byrekut.
Lemë brumin të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyfishohet volumi i tij. Më pas hedhim vajin në një tigan të madh. E nxehim vajin 170-180°C ( ose derisa të kaloni dorën mbi vaj ta ndieni nxehtësinë e tij).
Më pas lagim me pak ujë duart dhe marrim brumin pak e nga pak. Hapim brumin në formë petullash dhe e hedhim në tigan për skuqje.
I kthejmë me kujdes. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin.
Petullat e përgatitura i vendosim në pjatë. I shtojmë sipër mjaltë e kanellë ose sheqer sipas dëshirës, por mund edhe ti shoqërojmë me djathë nëse ju pëlqen versioni i kripur.
I shërbejmë petullat e ngrohta.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakQahi
Artikulli tjetërBriosh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu