ADVERTISEMENT
Përbërësit per petullat:
1 vezë,
2 të bardhë të vezëve,
400 ml ajkë të vezëve,
150 gr miell gruri tip 400,
50 gr miell të vrugët tip 850 “miell për të ashtu quajturën buke e zezë”,
Gjysmë qeseje të pluhurit për pjekje,
Pak kripë,
2 lugë sheqer pluhur.
Për shërbimin:
120 gr mjaltë lulesh,
50 gr bajame të qëruara dhe të pjekura,
200 gr pemë sezonale (dredhëza, mjedra, mana dhe ngjashëm).
Përgatitja:
Duhet t’i përzieni mirë vezët, të bardhët e vezëve dhe ajkën e ëmbël. Shtojeni miellin e përzier me pluhurin për pjekje, me kripë dhe sheqer pluhur dhe përziejeni mirë. Një masë të përgatitur në këtë mënyrë duhet ta lini të rrijë për 15 minuta.
Merreni këtë masë dhe qiteni atë në një shtresë të trashë në një tavë teflon të lyer me vaj dhe piqeni në të dyja anët, derisa të marrë ngjyrë ari.
Ngroheni ngadalë mjaltin dhe qitni bajamet.
Shërbimi:
Petullat duhet t’i shërbeni të stolisura me pemë dhe të lyera me mjaltë dhe bademe.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.