Përbërësit:
6 gota miell, 1 luge te gjelles maje, 4 gota ujë, 1 luge te gjelles sheqer, 1 luge te çajit kripë.
Për sherbet:
3 gota sheqer, 2.5 gota ujë, 1/2 limon.
Përgatitja:
3 gota sheqer dhe 2 gota e gjysme ujë i derdhim në një tenxhere dhe e vendosim në zjarrë për të vluar.
Pasi fillon të vlojë ia shtojmë limonin duke e shtrydhur.
2 gota ujë i derdhim në një enë dhe ia shtojmë sheqerin, majën, miellin dhe e përziejmë, pjesën e mbetur të ujit ia shtojmë.
Brumin e lëmë në pritje rreth 1 orë të qëndrojë. Pas pritjës e marrim brumin dhe i jepim formën petullave.
Petullat i fërgojmë në të dy anët, i lëmë pak të ftohen pas ftohjës i zhytim në sherbet.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.