Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 gotë jogurt
- ½ gotë e çajit vaj vegjetal
- 1 lugë e çajit kripë
- 1 Pluhur pjekje
- 3,5 gota miell.
Pergatitja:
Në një enë derdhni vezën dhe rrahni, pas rrahjës ia shtoni vajin vegjetal, jogurtin, kripën, pluhur pjekjën dhe miellin.
E përzieni masën mjaftueshëm, brumin e përfituar e ndani në 5 kulaçe të barabarta.
Secilën kulaç e hapni në tryezë me pak miellin, ia japni formën petullave dhe i vendosni në tigan për pjekje në të dy anët.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.