Pice Burek

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1/2kg pete te gatshme,
300gr shampinjona (kerpuredha),
200gr sallam,
200gr kaqkavall,
200ml keqap,
150ml vaj,
50gr gjalpe,
vaj,
kripe dhe piper i zi.

Përgatitja:
Shampinjonat i presim ne fije te holla dhe i skuqim ne tiganin me vaj, ne tigan hedhim kriper dhe piper te zi.
Shampinjonat i hedhim ne kullose dhe i shtypim, per t’ua kulluar yndyren.Sallamin e presim ne kube,ne anen e ralle te rendes ne ene te thelle e grijme kaqkavallin. Shampinjonat, sallamin dhe keqapin i shtojme ne enen me kaqkavall. Ne tenxhere ne zjarr hedhim 150ml vaj. Taven e rrumbullaket e lyejme me gjalpe ,ne tave veme nje pete , duke i lene skajet e petes jashte taves. Peten e dyte e veme ne tave dhe i paltojme skajet ne bredi te taves , duke e tuteluar.Tenxheren me vajin e nxehte e heqim nga zjarri , me luge , hedhim nga vaji siper peteve ne tave, pastaj ne tave hedhim edhe dy pete te tuteluara edhe siper tyre hedhim vaje .Perseri veme dy pete te tuteluara hedhim siper vaj ,ne tave veme edhe nje pete te tutaluar ,siper saj me luge veme nga permbajtja e tenxheres . Pastaj ne tave veme edhe 5 pete te tuteluara , duke u hedhur vaj ,siper peteve hedhim permbajtjen e mbetur ,pastaj ne tave veme edhe 4 pete te tuteluara , duke u hedhur vaj.Skajet e petes se pare i mbeshtjellim ne brendi te taves, hedhim siper vaj .Taven e veme ne furre , pjekim 30 minuta ne temperature 225 grade.Byrekun e pjekur e presim ne 8 cope .Copet e byrekut i rendisim shkalle-shkalle ne pjaten per servirje.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPite Fshati
Artikulli tjetërPereke te Mbushur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu