Përbërësit:
- 500 g mish të bluar,
- 500 g miell,
- 50 g tharmë të freskët,
- 100 ml qumësht,
- Një lugë e vogël kripë,
- 2 kokë hudhra,
- 4 lugë vaj,
- 2 speca të gjelbër,
- 1 lugë pure domateje,
- 1 konservë 400 g domate të qëruara,
- 1 lugë erëza për pica,
- 350 g misër të ëmbël nga konserva,
- 150 djathë të integruar ementaler.
Përgatitja:
Në një enë përzieni miellin dhe tharmin, në tjetrën ngrohni 300 ml ujë dhe qumësht.
Gjysmën e sasisë së qumështit qiteni në miellin me tharm, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta.
Përzieni pjesën e mbetur të qumështit, dy lugë vaj, qitni kripë dhe lëreni në vend të ngrohtë 60 minuta që të bymehet.
Në pjesën tjetër të vajit të ngrohur fërgoni hudhrat e grira dhe specin, shtoni mishin, purenë dhe domatet e qëruara dhe fërgoni 15 minuta.
Brumin ngjisheni, ndajeni në 4 pjesë, zhvillojeni në rrathë prej 20 cm, tërhiqni skajet vendoseni në tepsi, lyejeni me përzierjen e mishit, qitni misrin e kulluar, erëzat, djathin ementaler dhe piqeni në furrë në 200 gradë celsius.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.