Përbërësit për brum:
520 gr miell, 5 gota ujë, 1 lugë maje, 1/2 lugë sheqer, 1/4 lugë kripë.
Përmbi:
Suxhuk, kaçkavall, 2 vezë, gjalpë.
Përgatitja:
Ujin e vakët e derdhim në një enë së bashku me majën e përziejmë dhe e lëmë në pritje rreth 10 minuta.
Pastaj ia shtojmë miellin, kripën, sheqerin e përziejmë mirë, brumin e lëmë rreth 1 orë të qëndroj (për ardhje).
Pas pritjës së brumit fillojmë ta hapim me t’hollues, e zgjasim brumin përmbi ia vendosim kaçkavallin dhe suxhukun ndërsa skajet ia mbyllim.
Furrën e ndezim në temperaturë 220 gradë celsius dhe i pjekim pidet për 10 minuta, pas pjekjës së 10 minutave i marrim dhe ia thejmë nga një vezë secilës pide.
Përsëri pidet i vëmë në furrë për pjekje rreth 5-10 minuta. Pas pjekjës përmbi ia derdhim gjalpin e shkrirë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.