Pioli mbron Milanin e tij pas humbjes së parë në Serie A! “Do të isha i shqetësuar sikur…”

spot_imgspot_img

Humbja e parë në Serie A për Milanin arriti ne javen e trembëdhjetë. Skuadra kuqezi dorëzohet ndaj Fiorentina 4-3.

Kuqezinjtë paguajnë për disa gabime individuale në episodet e golave ​​të pësuar. Dygoleshi i Ibrahimovic që rihap lojën në pjesën e dytë është i kotë, me Vlahovicin që është fatal.

Trajneri Stefano Pioli foli në mikrofonat e DAZN për të komentuar sfidën dhe për të shpjeguar arsyet e humbjes. Këto janë fjalët e tij:

“Episodet kanë qenë të pafavorshme dhe mund të shohim që kemi kushtuar pak më pak vëmendje, vendosmëri dhe cilësi. Më pas skuadra bëri gjithçka që duhej të bënte dhe atë që kishim përgatitur ne, krijuam shumë dhe nuk arritëm të shënonin gol në pjesën e parë. Ndoshta e kemi humbur hapin e fundit apo finalizimin, por e dominuam Fiorentinën. Ata bënë dy goditje në portë dhe dy gola dhe më pas është e qartë se duhet të tentosh gjithcka per ta permbysur.

E bëmë me karakter dhe vendosmëri, por ndoshta me pak qartësi. Goli i katërt na vuri edhe më shumë në vështirësi dhe në fund, si rregull, nëse peson 4 gola, bëhet e vështirë të marresh një rezultat pozitiv. Por nuk është loja klasike ku humbet sepse nuk është dita jote. Për atë jam absolutisht i bindur se do të reagojmë shumë mirë. Kjo disfatë na dhemb shume dhe duhet të punojmë që të mos e ndjejmë më këtë dhimbje në të ardhmen.

Cili ishte goli që pësuat që peshonte më shumë?

Të gjithe. Goli i parë ishte hera e parë që Fiorentina vinte në zonën tonë. Kështu ishte edhe i dyti, në kuptimin që bëmë lojën dhe me pak më shumë cilësi dhe qartësi në pasimin e fundit mundëm ta barazojmë. Të gjithë ishin gola të rëndë dhe të vështirë për t’u kapërcyer.

Ne qëndruam në lojë falë karakterit dhe vullnetit të lojtarëve të mi për të mos humbur ndeshjen e parë. Fatkeqësisht nuk ia dolëm dhe kjo është mekat, por duhet të jemi shumë të qartë në vlerësimin e performancës sonë. Ne duhet të luajmë çdo top me shumë kujdes, sepse të gjitha topat mund të jenë vendimtare dhe këtë duhet ta mësojmë nga kjo ndeshje.

Milani është skuadra që ka pësuar më shumë gola në 15 minutat e para. Pse?

Nëse numrat përsëriten në terma afatgjatë, nuk është kurrë një rastësi, kështu që është një nga ato situata që duhet të përmirësojmë absolutisht. Megjithatë, duhet pasur vëmendje në vlerësime sepse nuk duhet harruar se çfarë kemi bërë deri më tani dhe çfarë kemi bërë edhe sot. Performanca ishte e një skuadre të fortë që përpiqet të jetë sulmuese, rrezikon, por krijon shumë.

Ne kemi gjuajtur në portë 20 herë dhe kur kundërshtari bën 5 goditje në portë dhe 4 gola do të thotë më shumë vendosmëri. Do të thotë gjithashtu se ndoshta nuk ishte as dita jonë më me fat.

A është performanca e Ibrës një gjë pozitive për sa i përket Champions League?

Pesha e Ibrahimovic ndihet. Por duhet te jemi me te qarte komplet si repart, natyrisht.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu