Përbërësit:
1 pako obllanda të vogla,
100gr lajthi,
250gr çokollatë për gatim,
50gr gjalpë,
50gr sheqer vanilje.
Përgatitja:
Në enën mbi avull e shkrijmë çokollatën. I skuqim lajthitë në vaj. Me lugë site, i nxjerrim lajthitë nga tigani, i mbështjellim me leckë kuzhine dhe i thërrmojmë.
Nv enën për përzierje e vëmë gjalpin dhe sheqer vaniljën dhe i rrahim me mikser, derisa gjalpi të fillojë të shkumëzohet. Në enë i shtojmë lajthitë e thërrmuara dhe çokollatën e shkrirë dhe të ftohur dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Në tavolinën e punës e vëmë obllandën e parë. Sipër saj vëmë nga kremi. E vëjmë obllandën e dytë dhe lyejmë me krem. Sipër vëmë obllandën e tretë, por me anën e rrafshët nga jashtë. E shtypim ëmbëlsirën me një send të rëndë, që të ngjiten obllandat gjatë ftohjes.
Embëlsirën e presim në copë të pjerrëta, e me gjërësi prej 2-3cm. Pastaj, e presim përgjysëm për së gjati. Pishingerin me lajthi e zbukurojmë me çokollatë të shkrirë. Disa copë i vëmë në pjatën për ëmbëlsira.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.