Perbersit:
250 ml qumësht i vakët
1 lugë gjelle tharm buke
1 lugë gjelle kripë
pak sheqer
miell
pak kos.
Tharmin e bukës e vëmë të fermentohet me pak sheqer në qumësht të vakët.
Pastaj në një enë të thellë hedhim tharmin e fermentuar, shtojmë kripën dhe hedhim gradualisht miellin derisa të formojmë një topth brumi.
Brumin e vendosim të dyfishohet në masë në një vend të ngrohtë.
Pastaj e ndajmë në kulec mesatarë (si për pite) dhe mënjëherë i tëhollojmë lehtas dhe i vendosim në tepsinë ku do të piqen.
Pitalkat e tëholluara kështu pushojnë 20-25 min.
Furrën e ngrohim në 250 gradë.
Përpara vendosjes në furrë, pitalkat lyhen sipër me kos të holluar me pak ujë. Piqen për maksimum 15 minuta.
PS. Me këtë masin dalin 7 pitalka mesatare.
Ju bëfshin mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.