Brumi:
350 g miell,
0.5 pecivë,
1 vanillë,
120 sheqer pluhur,
150 g margarinë,
2 të kuqe të vezës.
Ziejmë një vanillë puding, e lëmë të ftohet pak, pastaj i hedhim një mascarpone dhe dredhëza.
Përgatitja:
Përziejmë miellin dhe pecivën. Ia hedhim margarinën, sheqerin, vanillën, të kuqët e vezëve dhe e bëjmë në formë homogjene. Brumi duhet të pushojë në frigorifer rreth 30 min.
Përgatisim qumështin duke e zier, pastaj ziejmë dhe pudingun. E lëmë të ftohet. Pastaj ia hedhim mascarponen duke e përzier. Dredhëzat i presim në copa të vogla.
Brumin e ndajmë dy pjesë, njërën pjesë e vëmë në tepsi, e lyejmë me përgatitjen dhe ia vëmë edhe dredhëzat. Pjesën tjetër të brumit e bëjmë siç duam, ose e presim në copa të gjata. E pjekim në furrë me temperaturë 180°C për 60 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.