Përbërësit:
700gr miell, pak kripë, 4 lugë vaj, 3.5-4 dcl ujë të vakët.
Mbushja:
700gr-1kg djath, 2 vezë, pak qumësht.
Përgatitja:
Ne nje ene qesim 700 gr miell.
Shtojme kripen, vajin dhe shtojme ujin gradualisht derisa te behet nje brume u bute dhe qe nuk ngjitet per duar.
Nga masa e brumit ndajme dy toptha te cilet i qesim ne tavolinen e punes te permillur dhe secilin veqmas e punojme me duar edhe per disa minuta.
Secilin topth e hollojme ne madhesi te pjates se mesme dhe leme mbi tavolinen e punes te cilen tanim e kemi lyer pak me yndyre qe peta te mos ngjitet derisa pushon.
Secilen pete e lyejme me vaj edhe persiper dhe leme te pushoje per 25-30 minuta.
Ne pjesen tjeter te tavolines shtrojme nje mbulojse tavoline ne te cilen tanim ne mesin e saj shtrojme njeren pete.
Fillojme nga mesi te terheqim me duar ne drejtim te pjeses se jashtme te tavolines,dmth rrisim peten me duar derisa te jete e mundur(nese brumi eshte bere me shume kujdes duke mos lene kokerrza mielli,edhe peta tanim do te behet e holle dhe me diameter mjafte te madh.
Skajet qe mbesin paksa me te trashe mund ti heqim me thike.
Peten e rritur e sterpikim me pak vaj dhe qesim ne gjithe peten nga mbushja me djathin dhe vezet,mase te cilen pas thermimit te ddjathit ,shtojme vezet dhe e kemi holluar me 2-3 luge qumesht.
Mbledhim skajet e mbulese duke bere peten ne forme roleje njekohsisht deri ne gjysmen e petes qe te dyja skalet njekohsisht duke formuar dy role paralele.
Rolet e pergaditura ne kete menyre i qesim ne tepsi te lyer me vaj duke filluar nga pjesa e mesit te tepsise duke formuar rreth derisa te mbushet tepsia.
Njesoj veprojme edhe me peten e dyte ,qesim ne tepsi ,lyejme me yndyre persiper dhe pjekim ne furren e parangrohur ne 200 grade derisa te merr ngjyre te kuqrremt.Servojme me kos,kumesht ose ndonje pije freskuese sipas deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.