Përbërësit:
500gr petë te gatshme per pite, 500gr kërpudha te fresketa, 1 filgjan oriz, 2-3 presh ose nje tufe, 100ml vaj, 100ml ujë, kripë, piper i zi, vegete.
Përgatitja:
Ne nje tigan qesim kerpudhat e grira dhe preshin dhe fergojme ne pak vaj derisa te zbuten mire.
Kesaj perzierje nuk i shtojme uje sepse qe te dyja leshojne mjaft leng gjate zierjes.prandaj i fergojme derisa te zbuten mire.
Pastaj shtojme orizin e zier vecmas me pare dhe te kulluar.
Shtojme melmesat si kripen piperin e zi,vegeten sipas shijes.
Ne tavolin e shtrijme nje pete, sterpikim me perzierjen e ujit me gaz dhe vajit, pastaj qesim te dyten dhe te treten, pastaj ne skaje qesim nga mbushja me preshin dhe kerpudhat e ferguara.
Mbeshjellim ne forme roleje dhe radhisi ne tepsi te lyer me vaj (ndodh qe do te ju nevoiten pak me shume peta nese i beni nga tri, e nese nga dy atehere kjo mase mjafton).
Persiper lyejm me vaj dhe pjekim ne 200 grade per 20-25 minuta.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.