Perbersit:
një pako petë të gatshme
400 gr djath lope
3 lugë ajke e thartë
kripë
një majë luge kurkuma
vaj.
Pergatitja:
Djathin, ajkën, kripën dhe kurkumën i bëjmë bashkë.
Pastaj shtrojmë petat, i lyejmë me vaj, shtojmë mbushjen me djath dhe i mbështjellim si byrek.
Piten e përgatitur e pjekim për 20 minuta në 200 gradë dhe më pas ukim temperaturën në 180 gradë dhe e pjekim edhe 20 minuta të tjera.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.