Përbërësit:
500 gr miell, 1 luge kripë, 2 luge vaj, ujë të vakët, lakra të bardha, ajkë kuzhine.
Përgatitja:
Nga mielli, kripa dhe vaji behet nje brum ne uje te vaket duke e perzier gradualsht derisa te behet nje brum i trashe qe punihet me dore.
Brumi lihet te qendroj 20 min dhe pastaj ndahet ne dy pjese dhe pasi behen toptha prap lihen te qendrojne te mbuluar me lecke kuzhine 10 min.
Me heret kemi grire lakren sa me imet dhe e kemi zier me 1 gote qumesht dhe pasi eshte ftohur lakra e zier i qesim ajken dhe pak krip dhe e perziejme.
Pasi brumi te kete pushuar, ne tavolinen e punes e rrisim peten me hollues dhe pasi te kete marr madhesine peta te nje pjate te madhe e lyejme me yndyre dhe pastaj vazhdojme zgjatjen me duar derisa te jete e mundur ,sa me shume qe rritet peta eshte me e mire ne shije.
Pastaj marrim nga lakrat dhe e qesim ne skaje te petes dhe e mbeshtjellim ne forme roleje deri ne gjysme nga njera ane dhe anen tjeter gjithashtu e mbeshtjellim dhe pastaj qe te dyja bashk pa i shkeputur i qesim ne tepsi te lyer me vaj.
Keshtu bejme edhe me peten tjeter dhe pasi mbushet tepsia e pjekim ne furre te nxehte 220 per 30 minuta.
Pas pjekjes e mbulojme pak me lecke kuzhine dhe e servirim te nxehte mek kos ose turshi.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.