Pite me Maja

spot_imgspot_img

Përbërësit:
500 gr miell, 200 ml ujë te vaket, 100 ml vaj, 1 luge e mesme kripë.

Për mbushjen:
300 gr djathë, 3 luge ajkë e tharte (shmant, pavllake), 3 vezë, vaj.

Përgatitja:
Ne ujin e vaket qesim majen,leme per 5 minuta te fermentohet,shtojme vajin dhe kripen.

Pastaj shtojme miell gradualisht duke perzier,derisa te formojme nje lloj topthi me te madh.

Pastaj ndajme 24 toptha me te vegjel te cilet secilin e hollojme ne forme pete te vogle me madhesi te pjates se vogel.

Pastaj lyejme nga tri pete me vaj(te treten nuk e lyejme) dhe leme ashtu pra,nga tri pete njera mbi tjetren i leme per 10 minuta.

Po ne nderkohe pergadisim mbushjen,perzijm e djathin e thermuar, ajken e tharte dhe vezet.

Hollojme nje nga nje petet treshe duke bere nje pete te madhe ne madhesi te tepsise(30cm).

Peten e qesim ne tepsi te lyer me margarine(qe mos te terhiqet peta ne brendesi).

Pastaj sterpkim me vaj dhe me perzierjen e djathit,ajkes dhe vezeve.

Pastaj prap hollojme nje pete qesim siper mbushjes,sterpikim me vaj dhe perzierjen e djathit.

Piten e pergaditur ne kete menyre e leme per 30 minuta.

Piten e lyejme persiper me vaj dhe pjekim ne 200 grade per 30 minuta ose derisa te merr ngjyre te kuqrremt(me se miri eshte te lihet 20 minuta ne 200 grade dhe 10 minuta ne 170 grade qe pjekja perbrenda te jete me e mire).


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu