Përbërësit:
- 500 gr petë për pite
- 300 gr oriz
- 2 copë preshë
- 4 karrota
- 150 gr kërpudha
- 1 Pluhur pjekje
- 1,5 decilitër vaj
- Shafran
- melmesa.
Pergatitja:
Preshi pritet në katrorka, karrotat qërrohen dhe grihen trashë nerende.
Kërpudhat priten në rriska, orizi zihet në ujë me kripë me shafran dhe kullohet nga lëngu i tepërt.
Në pak vaj kaurdiset preshi, derisa të zbutet pastaj shtohen karrotat dhe vazhdon kaurdisja duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbuten karrotat.
Pas kësaj shtohen orizi i zier dhe kërpudhat, u shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Masa e përgatitur lihet të ftohet, shtohet pluhuri për pjekje dhe përzihet.
Tava e thellë lyhet me vaj dhe në fund të saj shtrohen dy petë për pite, pastaj shtrihet një shtresë mbushje, një petë, një shtresë, mbushje dhe kështu derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur.
Pitja e mbushur pritet në katrorë, në një enë të përshtatshme zihen 1,5 decilitra ujë dhe 1 decilitër vaj.
Kjo pastaj derdhet përmbi pite, pitja pjekët derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.