Përbërësit për 4-6 persona:
1 paketim të petëve të ngrira (500gr) apo petë të freskëta
1 qese e bizeleve dhe karrotave të ngrira (450gr)
1 lugë kopër rë freskët të ngirië
2 lugë thërrime buke
1 ve
2 lugë ajkë të thartë
2 lugë djathë parmezan
kripë
Për lyerje:
1ve
Për t’is hedhur përmbi (“kripur”):
1 lugë susam
Përgatitja:
Perime e ngrira duhet t’i vini në ujin që vlon dhe t’i zieni për 10 minuta.
Kullojini perimet e ziera, kurse një pjesë të tyre duhet t’i grini. Perimeve të grira duhet t’ua shtoni perimet e tjera të ziera, kripën, koperin, thhrrrimet e bukës, vezët e tundura, parmezanin, ajkën dhe duhet t’i përzieni mirë.
Petët e pites duhet të jenë të holla dhe gjysmën e tyre duhet ta lyeni me gjysmën e mbushjes së përgatitur të perimeve. Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe me gjysmën tjetër të petëve, në mënyrë që t’i fitoni dy pite të mbvshtjella.
Mbështillni petët, shponi me pirun, lyeni me vezët e tundura, “kripni” me susam dhe piqni në furrë të nxehur në 200grad C për 20 minuta.
Shërbimi:
Pitet me perime duhet të hahen të ngrohta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.