Përbërësit:
- 4 petë për pite
- 8 speca
- ½ kg gjizë
- 4 vezë
- 100 gr përshutë
- 100 gr kërpudha
- 200 gr kaçkavall
- 2 decilitra ajkë
- 5 lugë vaj
- 3 lugë qumësht
- melmesa.
Pergatitja:
Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.
Në enë të përshtatshme bashkohen shkuma e të bardhëve të vezëve dhe gjiza, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe përzihen ngdalë, në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve dhe ajka.
Përshuta pritet në katrorka, kaçkavalli grihet trash nerende, ndërsa kërpudhat e konservuara priten në rriska.
Në fundin e tavës së thellë të rrumbullakët shtrohet letër për pjekje, dy petë për pite spërkaten me vaj dhe me to mbulohet fundi i tavës dhe pjesët anësore të saj.
Petët lyhen me gjysmën e përzierjës së ajkës me të verdhtë e vezëve, pastaj përzierja mbulohet me katër speca të pjekur, mbi speca derdhen kërpudhat dhe gjysma e kaçkavallit.
Pastaj lyhen me mbushjën nga gjiza, u hedhet përmbi përshuta dhe kaçkavalli i mbetur, mbulohen me specat e mbetur dhe përmi u derdhet përzierja me ajkë e vezë.
Tava mbulohet me dy petë për pite dhe lyhet me përzierje të qumështit e vajit, piqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.