Pite me spinaq, djathë, dhe kërpudha

spot_imgspot_img

Perbersit:
325 gr qepë
4 thelpinj hudhre
60 ml vaj ulliri
425 gr kërpudha
300 gr spinaq
3 vezë
375 gr djathë ricotta
150 gr parmezan
230 ml ajke e thartë
50 gr thërrime buke
4 lugë gjelle majdanoz i freskët
125 gr gjalpë
1 paketim petë të gatshme
2 lugë gjelle fara susami.

Pergatitja:

Ndizni furrën në 190 C.

Fërgoni qepën dhe hudhrën në një tigan të madh deri sa qepa të zbutet. Shtoni kërpudhat dhe spinaqin dhe vazhdoni të gatuani deri sa kërpudhat të lëshojnë lëng dhe spinaqi të zbutet. Vazhdoni të gatuani deri sa i gjithë lëngu të ketë avulluar. Hiqni nga zjarri.

Rrihni vezët në një enë tjetër. Shtoni djathin ricotta dhe parmezanin, ajkën, thërrimet e bukës, majdanozin dhe vezët. Shtoni edhe perimet. Përzini mirë deri sa gjithçka të kombinohet.

Lyeni me gjalpë një enë për pjekje. Vendosni 6 petë në enën për pjekje.

Vendosni fillin mbi peta, duke lënë hapësirë prej 7 cm përreth. Lyeni cepat me gjalpë.

Mbi fill, vendosni 2 petë, lyeni me gjalpë, dhe vendosni edhe dy petë tjera. Lyeni me gjalpë përsëri. Hidhni farat e susamit mbi.

Piqni në furrë për 50 minuta. Para se ta prisni, lëreni të ftohet për 10 minuta.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu