Pite me spinaq e mish pule

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 1 paketim petë për pite
  • 250 gr djathë
  • 2 decilitra ajkë
  • 2 decilitra jogurt
  • 300 gr spinaq
  • 400 gr mish pule
  • 6 vezë
  • 0,5 decilitra vaj
  • melmesa.

Pergatitja:

Mishit të pulës i shtohen mëlmesa sipas shijës dhe mishi pastaj fërgohet derisa të skuqet, në pak vaj.

Mishi kullohet nga yndyra e tepërt, lihet të ftohet dhe bluhet në makinën për bluarje të mishit.

Në enë të përshtatshme tunden 5 të verdhë të vezëve, jogurti, djathi i grimcuar dhe ajka.

Në enë të veçantë tunden 5 të bardhë të vezëve, derisa të fitohet një shkumë e trashë, pastaj i shtohen masës nga të verdhtë e vezëve dhe përzihen ngadalë me tel kuzhine.

Ndahen 5 petë për pite, ndërsa pjesa e mbetur e petëve priten hollë, spinaqi pastrohet mirë dhe gjithashtu pritet hollë.

Tava e thellë lyhet me vaj, në fund të tavës shtrohen tri petë për pite, pastaj mbi to derdhet gjysma e spinaqit, e mishit të pulës dhe e petëve të prera hollë dhe përmbi derdhet gjysma e mbushjës së përgatitur nga vezët.

Procedura përsëritet njësoj, me qëllim që të harxhohet materiali i përgatitur, në fund e tëra mbulohet me dy petë për pite dhe petët lyhen me vezën e tundur.

Pitja piqet derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPite me oriz dhe kërpudha
Artikulli tjetërByrekë të vegjël

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu