Perbersit:
150 gr miell misri
150 gr miell gruri
1 pluhur pjekurinash
1 lugë e vogël sheqer
1 lugë e vogël kripë
300 gr djath të freskët lope
150 ml vaj
100 ml qumësht
3 vezë
150 gr kokrra misri (të konzervuara)
150 gr brokoli të zier në avull
gjalpë
troshka buke/galetë.
Pergatitja:
Furrën e ngrohim në 180 gradë.
Brokolin e ziejmë në avull të ujit me kripë për 3 minuta. Pastaj e lëmë anash të ftohet.
Tavën ku do të piqet pitja e lyejmë me gjalpë e më pas e spërkasim me troshka buke.
Për brumin, përziejini mirë të gjithë përbërësit e thatë. Më pas shtoni përbërësit e tjerë sipas radhës së shënuar më lartë.
Brumin hidheni në tavën e përgatitur.
Piqet në 180 gradë për gjysmë orë ose derisa të skuqet lehtë sipër.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.