PLAS DEBATI | Allegri shpjegon pse Chiesa luan djathtas! Capello: “Argumenti i tij nuk më bind aspak sepse…”

spot_imgspot_img

Juventus fiton dhe bind ndaj Zenit, teksa analiza e trajnerit të Juventusit Massimiliano Allegri ka ardhur te mikrofonat e Sky Sport.

“Ishte një paraqitje e mirë në nivel teknik, ishte e rëndësishme sepse duhej të jepnim një përgjigje dhe të arrinim objektivin e parë të sezonit.

Goli i dytë ishte në ajër sepse pesë minutat e fundit janë ato që duhet të përmirësojmë.

Eshtë emblema e menaxhimit të ndeshjes së kësaj skuadre. Duhej të mbanim topin, ky është hapi më i rëndësishëm që duhet bërë.

Duhet të kemi guxim si në paraqitjet e tjera si me Sassuolo, të shtunën pesuam disfatë e tmerrshme dhe emocionalisht e paguam.

Chiesa në të djathtë sepse Danilo shtyn pak, Morata nga ana tjetër është shumë më i mirë duke luajtur më pak prane porte me Dybala që ishte finalisti. Locatelli bëri një lojë të mirë, McKennie është rritur”.

A janë ndryshimet e para në minutën e 80-të një shenjë se skuadra po shkonte mirë?
“Ishte e drejtë t’i linim në fushë, pastaj të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme”.

“Chiesa në të djathtë sepse Danilo shtyn pak më pa”… Kështu në mikrofonat e ‘Sky’ Massimiliano Allegri shpjegoi zgjedhjen e tij taktike mbi Federico Chiesa, një lojtar që preferon më shumë në krahun e djathtë sesa në të majtë, nga ku, megjithatë, shënoi sonte!

Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, komentoi fjalët e Allegrit: “Ai tha se Morata lëviz majtas, por për mendimin tim është shumë më e rëndësishme që Chiesa mund të hyjë aty. Ai thotë se Danilo shtyn pak, por edhe kur është Cuadrado, Chiesa luan në të djathtë. Nuk më bind argumentimi i Allegrit…”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu