Pogaçe me Djath dhe Gjalp

spot_imgspot_img

Përbërësit:
750gr miell, 10gr majë buke, 1 lugë mjalte, 2 lugë çaji kripë, 450ml qumësht.

Përgatitja:
Marrim në një enë ku shtojmë miellin, kripë, mjaltin dhe majën.

Gatuajmë brumin duke ia shtuar qumështin e vakët.

Brumin e gatuar e lëmë të dyfishohet, pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në 10 pjesë duke ia dhënë formën e topit.

Marrim brumin e parë e t’hollojmë me madhësi të tepsisë.

Brumin e parë të t’holluar e vendosim në tepsi dhe e lyejmë me gjalp.

E t’hollojmë brumin tjetër, e vendosim mbi të parin dhe pastaj e mbulojmë me ajkë dhe gjizë.

Në këtë mënyrë vazhdojmë edhe me të tjerat, një rend me gjalp e një me djathë derisa të shpenzohet tërë brumi.

Peta e fundit lyhet me gjalp, e lëmë të pushojë 20 minuta.

Pogaçet i pjekim në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 40 minuta pjekje.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakByrek me Mish dhe Patate
Artikulli tjetërPogaqe me djathë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu