Perbersit:
750 gr miell
10 gr majë buke
1 lugë mjalte
2 lugë çaji kripë
450 ml qumësht.
Pergatitja:
Marrim në një enë ku shtojmë miellin, kripë, mjaltin dhe majën.
Gatuajmë brumin duke ia shtuar qumështin e vakët.
Brumin e gatuar e lëmë të dyfishohet, pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në 10 pjesë duke ia dhënë formën e topit.
Marrim brumin e parë e t’hollojmë me madhësi të tepsisë.
Brumin e parë të t’holluar e vendosim në tepsi dhe e lyejmë me gjalp.
E t’hollojmë brumin tjetër, e vendosim mbi të parin dhe pastaj e mbulojmë me ajkë dhe gjizë.
Në këtë mënyrë vazhdojmë edhe me të tjerat, një rend me gjalp e një me djathë derisa të shpenzohet tërë brumi.
Peta e fundit lyhet me gjalp, e lëmë të pushojë 20 minuta.
Pogaçet i pjekim në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 40 minuta pjekje.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.