Pogaçe të vogla me djathë feta

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 250 gr djathë feta
  • 250 gr margarinë
  • 300 gr miell
  • 1 lugë kripë
  • 100 gr përshutë
  • 1 vezë
  • susam.

Pergatitja:

Në një enë bashkohen margarina e zbutur në temperaturë dhome dhe djathi i thërrmuar feta dhe pastaj tunden mirë me mikser.

Shtohet kripa dhe përshuta e grirë imët, pastaj kohe pas kohe shtohen 250 gr miell dhe brumi ngjishet me dorë gjatë tërë kohës, derisa të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.

Brumi i ngjeshur vendoset në enë plastike, ena mbulohet dhe futet në frigorifer të qëndrojë 1 orë.

Tavolina e punës spërkatet me miell, vendoset aty brumi i ngjeshur dhe t’hollohet brumi në trashësinë 1 centimetër.

Me kallëp të rrumbullakët nga brumi nxirren pogaçet e vogla, lyhen me vezën e tundur dhe përmbi u hedhet susam. Në tavë shtrohet letra për pjekje, renditen pogaçet e vogla dhe pjeken derisa të skuqen, në furrën e ngrohtë në temperaturë 250 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakByrek Kosove
Artikulli tjetërSomuna të mbushur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu