Perbersit:
2 gota qumësht i vakët
1 gotë vaj vegjetal
1 maje
3 lugë jogurt
2 lugë sheqer
1 lugë të çajit kripë
miell
PËRMBI
1 te kuq te vezes
2 lugë të çajit vaj vegjetal.
Pergatitja:
Në një enë të thellë i derdhim të gjithë përbërësit me rend.
E përziejmë glazurën mirë, brumin e përfituar e lëmë në pritje rreth 30 minuta.
Pas pritjës brumin e ndajmë në copa të vogla, copave të ndara ia japim formën e rrumbullakët.
Gjysmës së pogaçeve ia vendosim djathin, gjysmës tjetër suxhukun dhe ia japni prap formën e rrumbullakët.
Pogaçet e formuara i vendosim tek letra e pjekjës, i lëmë rreth 30 minuta në pritje në tepsi.
Pas pritjës e lyejmë me përzierjën e të kuqët e vezës dhe vajin vegjetal.
Së fundmi ia vendosim susamin, pogaçet i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për pjekje rreth 20 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.