Pogaqe Lule

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 kg miell,
1/2 litër qumësht,
2 vezë+1 për lyerje të pogaçes,
125 ml vaj,
1-2 lugë s.sheqer,
1 lugë e mesme kripë,
1 qeskë sheqer vanileje,
2 qeska tharmë buke,
100 gr gjalpë.

Udhëzimet:
Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët(merret nga masa e qumështit)me 1 lugë miell dhe pak sheqer.Zinet brumi me përbërësit e sipërshënuar,përpos gjalpit dhe 1 veze.Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur,pastaj vendoset në enë ku është zënë,lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë.

Brumi i ardhur ngjeshet pak,pastaj ndahet në dy pjesë.Njëra pjesë e brumit ndahet në pesë kuleç. Kuleçët hapen sa tepsia ku do të piqet pogaçja.Lyhen me gjalpë 4 kuleç,i pesti nuk lyhet,por i mbulon edhe anash të tjerët.Vendosen në tepsi dhe priten në tetë pjesë,duke i lënë skajet afro 2 cm të pa prera.

Pjesët e prera përvilen nga mesi, deri në skaj të tepsisë duke formuar kështu petale lulesh.Nga brumi i dytë, ndahet një topth brumi për mes,kurse pjesa tjetër pritet në 5 kuleç dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë.Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në tetë pjesë,por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur.

Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme.Në mes vendoset brumi në formë topthi ,i cili e formon lulen.Pogaçja mbulohet me pecetë për 30-40 min.pastaj lyhet me vezë,mbi i hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C për t’u pjekur për afro 30-35 min.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakRasenik (Pite me Laker)
Artikulli tjetërLeçenik apo Krelan Misri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu