Përbërësit:
3 vezë,
500 gr. miell (ose më shumë deri sa ju formohet një brum i butë),
2 lugë të çajit sheqer,
20 gr. maja buke (tharm buke),
200 ml. kos,
100 ml. vaj,
1 lugë të çajit kripë,
250 gr. djath,
50 gr. susam.
Përgatitja:
Të gjithë përbërsit i bëjm bashk përveç djathit dhe susamit ,formojm një brum shumë të butë dhe brumin e qesim në një enë të thellë e mbulojm me leckë kuzhine dhe e lëjmë për 45 minuta deri sa të dyfishohet brumi. Mandej marrim brumin dhe ndajmë në toptha-toptha ,marim secilin topth e hapim pak me dorë dhe e mbushim me djath të coptuar kështu veprojm deri në fund, formën ja bëjmë të rrumbullakët dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj. Tepsin me pogaqe e mbulojmë me leckë kuzhine dhe e lëjmë për 20 minuta. Para se ti fusim që të piqen i lyejm me ve dhe përsipër i vendosim susam. Pjekim në teperaturë 200 gradë celsius për 30-35 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.