“Prej 3 vitesh flitet për shkarkimin tim…” Solskjaer sfidon kritikat: “U turpëruam ndaj Liverpool por…”

spot_imgspot_img

Fitorja e thellë ndaj Tottenham në transfertë dhe barazimi në Champions League në sfidën delikate ndaj Atalantës do të lënë të qetë të paktën për disa kohë  Ole Gunnar Solskjaer.

Stoli i tij te Manchester United ishte shumë i lëkundur dhe pikërisht ndeshja ndaj Tottenham u kthye në finale…

Këtë të shtunë luhet derbi i Manchesterit me Solskjaer që ka folur fillimisht për pozicion e tij te United dhe më pas është ndalur te sfida ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës.

“Që nga momenti që kam ardhur te Manchester United në 2018-ën, gjatë këtyre tre viteve është spekuluar shumë për pozicionin tim. Por për mua kjo nuk është një problem.

Pas disfatës ndaj Liverpool kemi ndërruar faqe. Ajo humbje ka qenë nga më turpërueset në karrierë për të gjithë ne. Por kemi patur dy javë pozitive.

E dija që në fillim që nuk më priste një rrugë e lehtë pasi të drejtosh Manchester United është gjithmonë shumë e vështirë.

Derbi? Kam një respekt të madh për Pep Guardiolën dhe për atë çfarë ka arritur në karrierë.  Në të shkuarën ndaj Man.City kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi arritur rezultate pozitive. Duhet një tjetër paraqitje si në sfidat e fundit për të marrë rezultat ndaj tyre. Ndonjëherë duhet të kesh edhe fatin me vete. Duhet të vuajmë shumë por të besojmë te suksesi pasi luajmë në shtëpinë tonë dhe vimë nga dy rezultate pozitive” deklaroi Solskjaer.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu