Përbërësit:
5 të bardhë të vezës, 1 puding vanilje pluhur, 1 luge miell, 5 luge sheqer, 3 luge vaj.
Kremi:
650 ml qumësht, 2 puding, 5 te verdha te vezes, 150 gr sheqer pluhur, 2 sheqer vanilje, 100 gr margarin, 200 ml ajkë e embel (krem pana) te tundur ne shkume te forte, 2-3 banane ose fruta tjera sezonale.
Përgatitja:
Perzijme te bardhat e vezes duke shtuar gradualisht sheqerin derisa te behet shkume e forte.
Shtojme me pas miellin,pluhurin e pudinges dhe vajin.
Perzijme mire qe mos te mbeten kokerrza nga mielli.
Masen qesim ne kallep te madh 30×40 cm te mbuluar me leter per pjekje.
Pjekim ne 160 grade per 20-25 minuta dhe largojme nga zjarri.
Pandispanjen e presim ne tre shirita per se gjati ngadale pasi qe jane mjaft te holla.
Per kremin perzijme te vardhat e vezes, pluhurin e pudingave, sheqerin e vaniljes, me 150 ml qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje.
Pasi vlon qumeshti shtojme pudingen e tretur dhe ziejme derisa te trashet kremi duke perzier vazhdimisht.
Kremin e leme te mbluar te ftohet teresisht. Dhe pastaj shtojme margarinen e tundur em sheqerin pluhur dhe ajken e embel te tundur ne shkume te forte.
Te gjitha I perzijme me luge dhe lyejme shtresa e pandipanjes, kremi, nje shtrese rrathe bananesh, prap pandispanja, kremi dhe bananet, prap pandispanja, dhe kremi i mbetur. Dekorojme sipas deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.