Gara për të ndërtuar kompjuterët idealë AI u rindez ditën e Mërkure me Intel që lançoi procesorët e fundit Core Ultra 200V.
Në Computex në Qershor mësuam se këto çipe me arkitekturën “Lunar Lake” do të kishin një njësi neurale përpunimi (NPU) me fuqi 48TOPS dedikuar AI ndërsa gjithashtu ofrojnë mbështetje për deri në 32GB memorie RAM të integruar.
Në evenimentin vjetor IFA në Berlin të Gjermanisë Intel na dha një pamje më të afërt të harduerit të gjeneratës së ardhshme. Sipas Intel, Core Ultra 200V do të jetë procesori më efikas x86 ndërtuar ndonjëherë dhe konsumon 50 përqind më pak energji.
Përveçse sjell memorien direkt në çip, Intel gjithashtu ka dyfishuar numrin e bërthamave dhe cache për bërthamat me fuqi të ulët. Performanca për vat gjithashtu është dyfishuar në performancë të përgjithshme dhe gaming falë grafikave të reja Xe2.
Ultra 200V përdor 35 përqind më pak performancë sesa gjenerata e kaluar dhe ofron 32 përqind më shumë performancë.
Është e qartë se Intel po drejton “armët” nga Qualcomm ku çipet e këtij të fundit tradicionalisht kanë qenë më efikas sesa procesorët x86. Intel pretendon se udhëheq në jetëgjatësi baterie. Në një prej testimeve Core Ultra 268V zgjati për 20.1 orë duke përdorur suitën testuese UL Procyon Office Productivity. Në këtë testim çipi Snapdragon ka rezistuar për 18.4 orë.
Megjithatë çipi Snapdragon udhëheqite në testimet Microsoft Teams 3×3 duke qëndruar për 12.7 orë përballë Core Ultra 268V me 10.7 orë.
Çipet Core Ultra 200V rimendojnë në çdo aspekt dizajnin e procesorëve x86. Kompania ka hequr dorë nga teknologjia Hyperthreading ku virtualisht një bërthamë e vetme mund të kryente dy procese në të njëjtën kohë. Intel tashmë po optimizon çipet e reja për performancë me një bërthamë. Kompania pretendon se bërthamat P të Core Ultra 200V janë 14 përqind më të shpejta sesa gjenerata e kaluar ndërsa bërthama E deri në 68 përqind.
Ndryshe nga çipet Snapdragon të Qualcomm, Core Ultra 200V nuk ka probleme me softuerët x86 ku nuk nevojitet as emulim dhe as nuk vërehet ndonjë ngadalësim.
Ndërsa çipet Snapdragon X Elite u lavdëruan në shumë mënyra, performanca e Windows në arkitekturën mobile ARM mbetet një pengesë e madhe në adoptimin e gjerë të tyre.
Seritë Core Ultra 200V kanë deri në 8 bërthama dhe 8 threads. Intel thotë se janë deri në tre herë më të shpejtë sesa çipet e kaluara kur krahasohet performanca për Thread. Gjithashtu Intel thotë se grafikat e reja Xe2 janë 32 përqind më të shpejta se gjenerata e kaluar, 68 përqind më të fuqishme se grafikat e Snapdragon X Elite dhe 16 përqind avantazh ndaj AMD HX370. Xe2 shton edhe 67 TOPS performancë AI krahas 48 TOPS që ka NPU-ja.
Në AI flagshipi Core Ultra 288V ka një NPU 79 përqind më të shpejtë sesa ajo që gjendet në gjeneratën e kaluar. Ky procesor ka 4 bërthama P dhe 4 bërthama E me frekuencë maksimale deri në 5.1Ghz në bërthamat P. Ky model vjen me një çip grafik me 8 bërthama Xe2 Arc 140V të integruar dhe 32GB RAM.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.