“Profesori” dhe dy kërkesat e tij drejtuar Federatës Angleze: “Sugjeroj të merren parasysh!”

spot_imgspot_img

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së së hënës kundër Newcastle, Ralf Rangnick vuri në dukje disa çështje kritike në futbollin anglez dhe propozoi disa truke:

“Pesë zëvendësimet u prezantuan kur filloi pandemia dhe mendoj se ishte vendimi i duhur për të lejuar lojtarët të kursenin energji, veçanërisht ata që sapo janë shëruar nga Covid.

Sot jemi në një situatë të ngjashme me atë që kishim një vit e gjysmë më parë, kështu që nuk e kuptoj pse nuk duhet të kemi të njëjtin largpamësi.’Anglia është i vetmi vend ku lejojnë vetëm tre zëvendësime. Do të thotë që nëse kam tetë lojtarë në pankinë, pesë nuk mund të hyjnë. Nuk eshte e drejte!”.

Shumë angazhime: “Ne jemi i vetmi vend në të cilin luajnë dy Kupa. Franca ka eliminuar një, duhet ta diskutojmë gjithashtu. E kuptoj që Kupa Carabao është e dobishme për ekipet e kategorisë së tretë dhe të katërt për të rikuperuar paratë, por le të flasim për një kalendar i bllokuar dhe shumë lojëra dhe ne duhet të flasim për këtë. Heqja e përsëritjes së FA Cup duket si një ide e mirë”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu